Sport

Berat Sadik po vazhdon me gola në Qipro

Berat Sadik

Sulmuesi Berat Sadik vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën qipriote Doxa.

Të hënën, Doxa fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Paralimnit, në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit të Qipros. Të dy golat i shënoi 36-vjeçari Sadik, ish-reprezentues i Finlandës.

Sadik ka gjashtë gola në 27 paraqitje këtë edicion. Ai ka kohë të gjatë që luan në Qipro. Karrierë ka bërë edhe në Spanjë, Rusi, Zvicër, Gjermani e Finlandë.

Për Finlandën i ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar një gol.