Bochumi ka shkaktuar befasinë e xhiros së 25-të të elitës së futbollit të Gjermanisë.
Bochumi të shtunën gjatë ditës mposhti 1:0 skuadrën e Leipzigut që po lufton për titull kampioni.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Erhan Mashoviq, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Me këtë fitore, Bochumi i largohet zonës që dërgon një rang më poshtë në futbollin gjerman. Tani zë pozitën e 14-të dhe ka 25 pikë.
Leipzigu mbetet me 45 pikë.