Los Angeles Lakers më në fund ka arritur ta largojë Russell Westbrookun nga skuadra, por mund të jenë vetëm pjesërisht të kënaqur me punën e bërë.
Lakers së fundmi humbi mundësinë e madhe për ta dërguar Westbrookun në këmbim të Kyrie Irvingut. Sot, Lakers e përfshiu Westbrookun në një shkëmbim basketbollistësh me Minnesota Timberwolves dhe Utah Jazz.
Lakersi i ofruan Brooklynit Westbrookun dhe dy zgjedhje për Irvingun, pas së cilës Nets kërkuan edhe dy basketbollistë të tjerë, gjë që Lakers nuk ra dakord. Nga kjo përfitoi Dallas, që ia vodhi Irvingun.
Te Lakers mbërriti D'Angelo Russell, i cili e filloi karrierën pikërisht në klubin nga Los Angeles, dhe pas dy sezonesh praktikisht u përjashtua nga skuadra në këmbim të Brook Lopez në vitin 2017.
Së bashku me Russell, lojtarë të rinj të Lakers janë bërë edhe Malik Beasley dhe Jarred Vanderbilt.
Timberwolves mori Mike Conleyn dhe Nickeil Alexander-Walker, ndërsa Westbrooku përfundoi në Utah Jazz me Juan Toscano-Anderson dhe Damian Jones.