Sport

I biri i Ronaldinhos i bashkohet Akademisë së Barcelonës

 

I biri i Ronaldinhos, Joao Mendes, i është bashkuar Akademisë së Barcelonës. Mendes ka kaluar me sukses provat gjatë janarit dhe i është bashkuar Akademisë së famshme të klubit “La Masia”, që ka prodhuar lojtarë si Lionel Messi, Xavi, Andres Iniesta, Cesc Fabregas dhe Gerard Pique.

Mendes 17-vjeçar luan si sulmues qendror. Ronaldinho ka premtuar se do të jetë më shumë i pranishëm në Barcelonë.