Sport

PSG-ja insiston për Silvan

 

Paris Saint-Germaini nuk po heq dorë nga transferimi i mesfushorit Bernardo Silva, i cili ka paralajmëruar largimin nga Manchester City në fund të këtij sezoni. “L’Equipe” shkruan të martën se Parisi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për portugezin, të cilit i ka ofruar kontratë të majme katërvjeçare për ta bindur që të transferohet në Francë.

Për kartonin e tij thuhet se Parisi i ka ofruar Cityt 60 milionë euro, pa përfshirë bonuset.