Pjesa e parë e duelit mes Lirisë dhe Llapit që po zhvillohet në Prizren, është mbyllur 2:1 në të mirë të llapjanëve.
Të parët që kaluan në epërsi në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ishin vendësit me golin e Liridon Fetahajt nga penalltia, në minutën e 18-të.
Për 1:1 realizoi Kushtrim Shabani me gjuajtje të saktë e të fuqishme, kurse Francisco Rivera realizoi nga gjysma e fushës dhe mposhti portierin Drin Hodaj të Lirisë.
Kjo ndeshje i takon 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.