Sport

Real Madridi fiton ndeshjen e tensionuar me Valencian

Real Madridi ka fituar 2:0 ndaj Valencias në ndeshjen që u shoqërua me disa vendime diskutabile të arbitrit.

Te fitorja, madrilenët erdhën në pjesën e dytë. Marco Asensio shënoi për 1:0 në minutën e 52-të. Vetëm dy minuta më vonë Vinicius Junior shënoi për 2:0. Në të dy golat asistues ishte Karim Benzema.

Në minutën e 72-të, Gabriel Paulista i Valencias u përjashtua direkt me të kuq për ndërhyrje shumë të ashpër në Vinicius Junior.

Ndërkohë Real Madridit iu anulua një gol në fund të pjesës së parë për shkak të një fauli të Benzemas.

Ndeshja ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së 17-të të La Ligas.

Madridi ka dominuar plotësisht në fushë.

Real Madridi është i dyti në tabelë me 45 pikë nga 19 ndeshje. Valencia është e 14-ta me 20 pikë.