Sofyan Amrabat ishte lënë jashtë skuadrës për shkak se dëshironte kalimin te Barcelona.
Transferimi nuk u bë i mundur, ndërsa futbollisti kërkoi falje për sjelljen e tij.
Ai u kthye në lojë si zëvendësues për Fiorentinën në ndeshjen çerekfinale kundër Torinos dhe pësoi thyerje të hundës.
Marokeni megjithatë luajti deri në fund. Fiorentina kaloi në gjysmëfinale pas fitores 2:1.