Varane tërhiqet nga Franca

Varane tërhiqet nga Franca
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane, ka njoftuar tërheqjen e tij nga Përfaqësuesja e Francës.
Ai për Francën fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi.
“Paraqitja për një dekadë për vendin tim ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës time. Unë e kam menduar këtë për disa muaj dhe kam vendosur se është koha e duhur për mua të pensionohem nga Franca. Do të më mungojnë këto momente me ju me siguri, por ka ardhur koha që brezi i ri të marrë përsipër gjërat. Nga zemra, faleminderit”, ka shkruar Varane.
Për përfaqësuesen franceze të futbollit luajti 93 ndeshje.
Varane do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Francës
Mbrojtësi Raphael Varane është lojtari i radhës që do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, ka njoftuar “L’Equipe” të enjten.
Varane tashmë ka vendosur që të largohet nga Përfaqësuesja e Francës, me të cilën ka regjistruar 93 paraqitje dhe ka fituar titullin e botës.
29-vjeçari është pjesë e Francës prej vitit 2013, por dëshiron që të fokusohet në klub dhe tek familja e tij.
Vendimin për largim, Varane e ka marrë shkaku i orarit të ngarkuar të ndeshjeve dhe pritet së shpejti të dal me njoftim zyrtar.
Varane do të jetë lojtari i tretë që tërhiqet nga Franca pas Botërorit “Katari 2022”, në të cilin doli nënkampion.
Para tij, nga karriera ndërkombëtare janë tërhequr edhe portieri Hugo Lloris e sulmuesi Karim Benzema.
Varane është pjesë e Manchester Unitedit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Top përfaqësueset e Evropës të gatshme për kualifikimet e Euro 2024

Krasniqi vlerëson se mund të luajë në çdo ligë evropiane

Federata e Karatesë: Spanjollët nuk na lejuan asnjë simbol

Karateistët e Kosovës mbesin jashtë Evropianit në Spanjë

Ibrahimoviqi kthehet te Suedia, por nuk mendon për Evropianin

Telashe për karateistët kosovarë në Spanjë, nuk përfshihen në short për Evropian

Agim Ademi të mërkurën në Polici, të martën u intervistua një zyrtar tjetër i FFK-së

Gjyqtarët në Angli do t’i ndalin ndeshjet për lojtarët që agjërojnë

Kosova U16 pëson disfatë nga Bullgaria

Gjilani në procedurë disiplinore

Policia: Ndaj Agim Ademit nuk ka urdhërarrest, ai intervistohet nesër
