Sulmuesi francez, Florian Thauvin ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
30-vjeçari i është bashkuar Udineses, ekip te i cili është zyrtarizuar të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThauvin me Udinesen ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai tek Udinese është transferuar si lojtar i lirë, pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Meksika, Tigres.
Thauvin ka qenë pjesë e ekipit meksikan prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Marseille.
Gjatë karrierës së tij, Thauvin ka luajtur edhe te Newcastle Unitedi, Lille e Bastia. Ai gjithashtu ka edhe 10 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.