Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arnold mbetet në krye të Australisë, rinovon kontratën

Graham Arnold do ta vazhdojë punën e tij si selektor i Përfaqësueses së Australisë. Ai të hënën ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Australisë edhe për katër vjet dhe do të jetë në krye të ekipit deri pas përfundimit të Botërorit 2026.

Arnold ka qenë trajner i Australisë prej vitit 2018, ndërsa në Botërorin “Katari 2022” arriti të avancojë përtej fazës së grupeve. Australia u eliminua në 1/8 e finales nga Argjentina, e cila më vonë u shpall kampione e botës

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo