Sport

PSV-ja synon transferimin e Januzajt

 

Adnan Januzaj mund t’i bashkohet skuadrës holandeze, PSV Eindhoven. Mediumet holandeze të dielën kanë bërë të ditur se PSV-ja kërkon huazimin e mesfushorit nga skuadra spanjolle, Sevilla.

Januzaj ka kërkuar largimin prej klubit elitar të Spanjës për shkak të hapësirës së vogël. Ai ka luajtur vetëm 125 minuta në gjashtë ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.