Sport

Paqarada asistoi në golin e fitores

Leart Paqarada ka kontribuar me asistim në fitoren e St. Paulit në udhëtim ndaj Nuernbergut me rezultatin 1:0.

Paqarada asistoi në golin e realizuar në minutën e 33-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 18-të të Bundesligës 2 gjermane. Mbrojtësi i krahut të majtë luajti deri në fund të takimit.

St Pauli zë vendin e 10-të me 20 pikë, kurse me një pikë më pak në vendin e 13-të është Nuernbergu. Paqarada në verë do ti bashkohet Koelnit të Bundesligës.