Sport

Liga e Arabisë Saudite angazhon ish-shefin e Cityt pas transferimit të Ronaldos

Liga e futbollit të Arabisë Saudite punësoi ish-shefin ekzekutiv të Manchester Cityt të hënën për të punuar në arkëtimin e mundësive komerciale të krijuara nga ardhja e Cristiano Ronaldos në vend. Liga saudite tha se Garry Cook, që ishte shef ekzekutiv i kompanisë “Nike” për një kohë të gjatë përpara se të bashkohej me Cityn në vitin 2008, do të merrte përsipër detyrën si president i saj.

“Pas ardhjes së superyllit global Ronaldo, sytë e botës janë te futbolli saudit”, thuhet në deklaratë, duke theksuar një qëllim për të “arritur mundësitë komerciale dhe transmetimi që forcojnë pozicionin financiar të ligës dhe klubeve”. Ronaldo nënshkroi kontratë me ekipin Al-Nassr deri në qershor 2025, në një marrëveshje që thuhet se e bën atë lojtarin më të paguar në historinë e futbollit. Sulmuesi 37-vjeçar, kontrata e të cilit me Manchester Unitedit u ndërpre gjatë Kupës së Botës, bëri debutimin e tij në ligë të dielën në fitoren 1:0 ndaj Ettifaq. “Jam mirëpritur ngrohtësisht në Riad dhe mezi pres të fillojë menjëherë punën për të realizuar ambicien tonë për ta bërë futbollin saudit një fuqi të lojës globale”, tha Cook.

Ai iu bashkua Cityt disa muaj përpara se klubi të blihej nga pronarët e rinj nga Abu Dhabi. Ai qëndroi tre vjet dhe ndihmoi në hedhjen e themeleve të titullit të parë të klubit në ligën angleze në 44 vjet. Ai u largua në fillim të sezonit 2011/12 mes një mosmarrëveshjeje për një e-mail që i ishte dërguar nënës së një lojtari.