Sport

Zbulohet lista e re e renditjes së klubeve në UEFA

Descriptive Text

Duke nisur nga ky sezon, UEFA ka modifikuar mënyrën e përllogaritjes së pikëve të skuadrave në renditjen e këtij organizmi për klube. Me rregulloren e re zhduket koeficienti i kombësisë, që ishte sa 20% e pikëve të grumbulluara nga skuadrat e të njëjtit shtet, që u shtohej pikëve të secilës skuadër përfaqësuese të atij vendi.

Modifikimi tjetër ka prekur koeficientin e kombësisë, që do të përdoret vetëm për ato skuadra që kanë luajtur pak ose aspak në Europë në 5 vitet e fundit. Vlera më e vogël e këtyre skuadrave, nëse do të jetë më e ulët sesa koeficienti kombëtar, do të rritet deri në kuotën e kombit në fjalë.

Renditja aktuale do të shërbejë për të përcaktuar kokat e grupeve dhe pjesën tjetër të vazove në momentet kur të hidhen shortet për fazat kualifikuese dhe ato të grupeve të Champions League dhe Europa League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, transmeton TCH.

Milani, për shembull, që sapo ka nisur ngjitjen pasi ra shumë në renditjen kontinentale në fillim të këtij viti, duhet të vazhdojë të sigurojë fitore në ndeshjet e vlefshme për turet kualifikuese, në mënyrë që të mund të rikuperojë disa pozicione në fund të fazës së kualifikueseve, e për të arritur më tej të paktën 15 apo 20 vende më lart gjatë fazës së grupeve të Europa League.

Por, nëse për Milanin pritet vetëm përmirësim, lajme negative vijnë për Interin. Zikaltrit kanë humbur një tjetër vend në renditje - dhe janë parakaluar nga Karabaku i Ansi Agollit, - duke mbajtur aktualisht vendin e 76 në renditjen e UEFA-s për klube, minimumi historik për këtë klub.

Ja renditja aktuale e UEFA-s për klube:

1 Real Madrid 134

2 Atlético Madrid 116

3 Barcelona 111

4 Bayern München 110

5 Juventus 107

6 Sevilla 94

6 Paris Saint-Germain 94

8 Borussia Dortmund 83

9 Manchester City 82

10 Benfica 80

11 Arsenal 74

12 Porto 73

13 Napoli 70

14 Chelsea 68

15 Manchester United 66

15 Shakhtar Donetsk 66

15 Bayer Leverkusen 66*

18 Zenit St. Petersburg 65,5

19 Schalke 04 62*

20 FC Basel 56

21 Monaco 55

22 Fiorentina 54*

23 Ajax 53,5

24 Dinamo Kiev 51,5

25 Olympiakos 51

26 Tottenham Hotspur 50

27 Ol. Lyonnais 47,5

28 Villarreal 46

28 Anderlecht 46

30 Roma 43

Skuadrat e tjera italiane renditen si më poshtë:

49 Lazio 26

70 Milan 17,5

76 Internazionale 16*

86 Torino 13*

105 Atalanta 12,116*

105 Sassuolo 12,116*

105 Udinese 12,116*

105 Sampdoria 12,116*

Shënim: Skuadrat me (*) nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane për këtë sezon.