Ka lëshuar shumë gara e në disa ka qëndruar në publik. Por suksesi i nxënësve të Driton Kukës nuk ka munguar. Xhudistët kosovarë kanë fituar medalje në Kampionat Botëror, në Kampionat Evropian, në Lojëra Mesdhetare dhe në të gjitha ngjarjet e xhudos ku morën pjesë. Sërish ishin bindshëm më të suksesshmit në vend.
Kjo tashmë nuk është diçka e re.
Driton Kukën gjatë vitit 2022 e kanë sfiduar lëndimet e Nora Gjakovës, Akil Gjakovës e Loriana Kukës, ndërsa tani ai nuk llogarit as në Majlinda Kelmendin si garuese. Majlindën e ka angazhuar si trajnere. Por emra të rinj po dalin dhe medalje të mëdha po fitohen. Laura Fazliu, ndër të tjera, u bë e dyta në Evropë. Distria Krasniqi fitoi medalje në Botëror e Evropian.
Toni e ka fokusin te Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, ndërsa po mendon edhe te Lojërat Olimpike të vitit 2028. Stërvitjet e tij janë shumë serioze, si zakonisht, ndërsa salla e Qendrës Nacionale të Xhudos është e mbushur edhe me fëmijë të shumtë. Xhudoja, tani si sport nacional, po zhvillohet tutje falë strategjisë së Driton Kukës.
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Me gjithë sfidat, xhudoja kosovare e mban nivelin superior
-
Medalje evropiane për 13 vjet rresht – plot 25, nëntë të arta
-
Kuka pas së artës në Evropian: Distria po ecën sigurt drejt medaljes së tretë olimpike