Sport

Chelsea në garë për Gvardiolin

Chelsea po planifikon të hyjë në garë me Real Madridin për Joshko Gvardiolin e Lepzigut, raporton “Mirror” të martën.

Synimi i dy skuadrave të mëdha është që mbrojtësin kroat ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit. Gvardiol shkëlqeu me Kroacinë në Kupën e Botës.

Kroacia zuri vendin e tretë në Botëror. Por te Chelsea kanë frikë se Luka Modriq do ta bindë mbrojtësin t’i bashkohet te Reali.

Gvardiol vlerësohet 60 milionë euro. Ai te Leipzigu u transferua në verën e vitit të kaluar nga gjiganti kroat, Dinamo Zagreb.