Qeveria e Argjentinës e ka shpallur të martën, festë shtetërore, duke e bërë ditë pushimi për gjithë vendin, raporton “ESPN”.
Përfaqësuesja e Argjentinës do të arrijë të martën në Buenos Aires ku do ta festojë në monumentin Obelisk titullin e botës në futboll që e fitoi në Katar.
Qeveria ka marrë vendim për ditë feste, në mënyrë që “gjithë shteti të shprehë gëzimin më të madh për përfaqësuesen”.
Federata e Argjentinës në Twitter ka treguar se rreth orës 12:00 të martën përfaqësuesja do të arrijë në Buenos Aires për të festuar.
Argjentina triumfoi të dielën në finale të Botërorit pas penalltive kundër Francës.
Koha e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa pas shtesave rezultati ishte 3:3. Në penallti Argjentina triumfoi 4:2.