Fituesi i Kupës së Botës do të arkëtojë 42 milionë dollarë, ndërsa skuadra humbëse në finale do të përfitojë 30 milionë dollarë, nga fondi 440 milionë dollarë i FIFA-s.
Jo të gjitha paratë do të shkojnë për lojtarët, por ata pritet të kenë një pjesë të mirë të tyre.
Lojtarët e Francës si Kylian Mbappe, janë në radhë për ta përfituar bonusin prej 554 mijë eurove nga Federata franceze për triumf në finale, ka shkruar “L’Equipe” të dielën.
Vendi i tretë, Kroacia, përfitoi 27 milionë dollarë, ndërsa Maroku, që përfundoi në vendin e katërt në këtë Botëror, do të paguhet 25 milionë dollarë.