Përfaqësuesja e Kroacisë zuri vendin e tretë në Kupën e Botës në Katar, pas fitores në ndeshjen për vend të tretë ndaj Marokut, 2:1.
Kështu, kroatët kthehen në Kroaci me vetëm një disfatë, atë nga Argjentina në gjysmëfinale.
Kroacia vendin e tretë në një Botëror e fitoi për herën e dytë. E ka edhe një medalje të argjendtë të fituar para katër vjetësh në Rusi.
Pas ndeshjes, faqja zyrtare e FIFA-s publikoi një fotografi të Luka Modriqit, dhe e falënderoi atë duke shkruar “faleminderit”, në gjuhën kroate.
Modriqi ka thënë se do të vazhdojë të luajë për Kroacinë të paktën edhe në Ligën e Kombeve, e më pas do të vendos nëse do të paraqitet në Evropian apo jo.
