Mislav Orshiq ishte shënues i një goli të jashtëzakonshëm në ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës.
Orshiqi me Kroacinë të shtunën mposhtën Marokun dhe u stolisën me medalje të bronztë.
“Ishte ndeshje e madhe, ende nuk po mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi sot. Vetëm pas pak ditësh do ta kuptojmë se sa e madhe është kjo fitore. Ka qenë një prej ndeshjeve më të mëdha në karrierën time dhe dua që këtë t’ia dedikoj familjes dhe gjithë tifozëve kroatë”, është shprehur Orshiq.