Mesfushori Sergio Busquets i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare.
Futbollisti i Barcelonës, të premten është tërhequr nga Përfaqësuesja e Spanjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBusquets ishte kapiten i Spanjës në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe ka qenë pjesë e ekipit për më shumë se një dekadë.
Ai po largohet nga Spanja pas 143 paraqitjeve, ndërsa e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian dy vjet më vonë.
34-vjeçari ishte i pazëvendësushëm te Spanja në këtë Botëror, ndërsa ishte njëri prej tre lojtarëve që e humbi penalltinë ndaj Marokut.
Spanja u eliminua në 1/8 e finales të turneut të Katarit, dështim ky që i kushtoi me largim trajnerit Luis Enrique.