Mesfushori i Kroacisë, Mateo Kovaçiq ka fajësuar edhe gjyqtarët për humbjen nga Argjentina në gjysmëfinale të Botërorit.
Edhe selektori Zlatko Daliq ka përmendur një korner që nuk i është dhënë Kroacisë para penalltisë së fituar nga Alvarezi.
“Penalltia na ka tronditur. Por kjo është analizë për herë tjetër. Nuk mund të besoj që nuk na dha korner, e më pas penallti... Asnjëherë nuk kam komentuar referimin, por këto janë dy gabime të rënda të gjyqtarëve. E kemi ditur që Argjentina është agresive dhe që ka Messin. Sonte ishte fenomenal. Por ne kemi pranuar dy gola qesharakë dhe mbetëm pa finale. E kemi dashur atë finale, ndërsa tani duhet të mbledhim forcën dhe të luftojmë për vendin e tretë”, ka thënë Kovaçiq.