E ardhmja e Gareth Southgatet te Anglia është vënë në dyshim pas eliminimit nga Franca në çerekfinale të Kupës së Botës.
Por, presidenti i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham është i kënaqur me punën e trajnerit anglez.
“Ashtu si gjithë tifozët e Anglisë, edhe ne ndjejmë dhimbjen e humbjes së një çerekfinaleje, së bashku me trajnerët, lojtarët dhe ekipin mbështetës që po lëndohen këtë mëngjes. Gareth dhe Steve e përgatitën mirë ekipin gjatë gjithë turneut. Lojtarët ishin të përkushtuar për të fituar trofeun dhe ishin të udhëhequr shumë mirë nga Harry Kane”, ka thënë Bullingham. Southgate në krye të Anglisë është që prej vitit 2016.