Një rekord të pazakontë ka regjistruar përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, në Kupë të Botës.
Siç shkruan “Squawka”, Van Gali nuk ka humbur asnjëherë ndeshje në kohën e rregullt dhe vazhdime në kampionate botërore.
Megjithatë, pavarësisht kësaj është eliminuar dy herë nga botërorët.
Në vitin 2014 u mposht 4:2 nga Argjentina në penallti. 4:3 humbi në vitin 2022 nga Argjentina po ashtu.