Trepça ka mposhtur Bashkimin e Prizrenit për të bërë vend në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Të premten mbrëma në Prishtinë, Trepça fitoi me rezultat bindës, 79:63.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDallimi është bërë në periudhën e dytë dhe të tretë, të cilat mitrovicasit i fituan bindshëm.
Në finale, Trepça takohet me Prishtinën.
Ken Brown udhëhoqi Trepçën me 17 pikë, katër kërcime e tri asistime. Adam Grant i shënoi 15 pikë. Prentiss Nixon dhe Fahro Alihoxhiq u dalluan te Bashkimi me nga 14 pikë.