Sport

Felixi dëshiron skuadër të bashkuar

Portugalia do të luajë kundër Marokut të shtunën, për një vend në gjysmëfinale të Botërorit.

Joao Felix, në konferencën për shtyp të premten, është munduar që të krijojë një imazh të bashkimit të Përfaqësueses së Portugalisë, pas momenteve kontroverse që janë krijuar rreth Ronaldos së fundmi.

“Nuk mendoj se është e detyrueshme t’ia pasojmë topin Cristiano Ronaldos. Ne të gjithë mundohemi ta bëjmë më të mirën në fushë, t’ia pasojmë lojtarit që është më mirë i pozicionuar. Të gjithë e interpretojnë ndeshjen si duan ata. Por për mendimin tim, nuk është e detyrueshme t’ia pasojmë topin Ronaldos. Ai e ka mendimin për të thënë diçka dhe unë e respektoj për këtë gjë”, ka thënë Felix.