Sport

Deschamps: Anglia nuk ka dobësi

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka përgëzuar përzgjedhësin Gareth Southgate për të arriturat me skuadrën angleze, teksa ka thënë se Anglia nuk ka dobësi.

Ai ka folur edhe për Kylian Mbappen, sulmuesin francez, dhe ka thënë se futbollisti i Paris Saint-Germainit mund ta bëj dallimin në çdo moment.

“Gareth Southgate më pëlqen shumë dhe jemi takuar disa herë. Ai i ka sjellë Anglisë rezultate shumë të mira. Edhe si person, ai është dikush të cilin unë e vlerësoj shumë”, tha Deschamps.

Për Mbappen theksoi se edhe kur nuk është në formë, ai është shumë i rrezikshëm.

“Kylian Mbappe e ka aftësinë për të bërë diferencën. Madje në ndeshjen e fundit nuk ishte në formën më të mirë në krahasim me dy të parat, por ishte vendimtar”, është shprehur Deschamps.