Flamuri provokues për të cilin të mërkurën FIFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë, po shfaqet në arena të ndryshme sportive.
Bëhet fjalë për flamurin e Serbisë të vizatuar mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy flamur provokues e ëndërrimtar i serbëve fundjavën e kaluar është shfaqur edhe në ndeshjen evropiane të hendbollit të luajtur në Slloveni. U takuan skuadra sllovene Gorenje Velenje dhe Partizani i Beogradit. Fitore të thellë shënoi skuadra sllovene, kurse flamuri i dënueshëm ka qëndruar në një kënd të palestrës.

Po ashtu është shfaqur nga huliganët serbë, që kanë përkrahur Partizanin nga palestra. Ky flamur ishte shfaqur edhe në zhveshtoren e Serbisë para ndeshjes me Brazilin në Botërorin në Katar. Dhe FIFA ka gjobitur federatën serbe për këtë me 20 mijë franga zvicerane.
Federata e Hendbollit e Kosovës pritet të reagoi zyrtarisht në Federatën Evropiane të Hendbollit për shfaqjen e flamurit provokues në Slloveni. Për FHK-në është e papranueshme që flamuri pos që është shfaqur në tribuna, ka qëndruar i vendosur edhe në palestër, përkatësisht në një kënd të saj.