Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm ka kritikuar ashpër paraqitjen e Gjermanisë në Kupën e Botës në Katar. Ai është i habitur se si Gjermania u eliminua herët në Botërorin e Katarit. Lahm me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.
“Më habit eliminimi, sepse sigurisht që kemi cilësi në radhët tona. Lojtarët luajnë për ekipet më të mira, kanë përvojë ndërkombëtare dhe si gjerman, nuk jemi mësuar të eliminohemi herët. Ajo që na mungon është stabiliteti, veçanërisht në mbrojtje. Një ekip i vërtete nuk u shfaq kurrë. Duhet të kemi një ekip që i beson njëri-tjetrit dhe kjo duhet të jetë detyra dhe synimi për Evropianin që mbahet në shtëpi”, ka thënë Lahm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është shef organizativ i Evropiani 2024 që do të mbahet në Gjermani. Gjermania u eliminua në fazën e grupeve.