Sport

Son kërkon falje pas eliminimit të Koresë

Son Heung-min - Koreja e Jugut - Katar 2022 - futboll

Sulmuesi Son Heung-min kërkoi falje pasi Koreja e Jugut u eliminua nga Kupa e Botës “Katari 2022”.

Koreja e Jugut u mposht 4:1 nga Brazili në 1/8 e finales, ndërsa Son ka thënë se i vjen shumë keq për largimin e hershëm të ekipit nga turneu i Katarit. Kapiteni i Koresë së Jugut ishte i pafuqishëm kundër Brazilit, ndërsa në katër ndeshje të Kupës së Botës nuk e shënoi asnjë gol.

“Vetëm mund t’iu kërkoj falje tifozëve tanë që nuk arritëm t’i përmbushim pritjet e tyre. Në bëmë më të mirën, por të gjitha ekipet ishin shumë të forta. Luftuam me krenari dhe punuam shumë për të kaluar fazën e grupeve”, tha Son të martën.

Ai shtoi se shpreson që tifozët kanë kuptuar se të gjithë lojtarët janë munduar të japin gjithçka nga vetja në Katar.

Ndërkohë, Son foli edhe për largimin e trajnerit Paulo Bento për të cilin pati lëvdata dhe tha se i vjen shumë keq për vendimin e tij.