Sport

Kapiteni i Japonisë krenar me arritjen në Botëror

Maya Yoshida - Japoni - Kroaci

Kapiteni i Japonisë, Maya Yoshida ka folur me lot në sy pas disfatës nga Kroacia. Yoshida është krenar me paraqitjen e Japonisë në Botëror.

Japonezët vetëm pas penalltive u ndalën nga Kroacia në një të tetën e finales.

“Kemi dhënë çdo gjë gjatë turneut dhe kemi pasur rezultate të mëdha. Jemi kthyer ndaj Spanjës dhe Gjermanisë. Jam krenar për ekipin, krenar për bashkëlojtarët. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët tanë në tribuna dhe ata që na kanë shikuar në televizion. Është vështirë, por unë jam vërtetë krenar me këtë që kemi bërë. Dhe unë vërtetë e kam shijuar këtë turne”, ka thënë Yoshida.