Sport

Xhemaili flet për ndeshjen Zvicër-Serbi

Ish-mesfushori i Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka folur për duelin me Serbinë që zviceranët e luajnë sonte prej orës 20:00, që vlerësohet si ndeshje vendimtare dhe shumë e nxehtë në kuadër të Grupit G.

Xhemaili ishte pjesë e Zvicrës në Botërorin e vitit 2018 kur triumfuan 2:1 ndaj Serbisë dhe luajti në atë ndeshje. Ai ka pranuar se këtë herë Zvicra nuk do ta ketë lehtë, por është e bindur sërish në fitore me rezultatin identik sikur para katër vjetësh.

“Kam një ndjenjë të mirë, por nuk do të jetë lehtë sepse Serbia ka ekip më të fortë se para katër vjetësh, dhe të shpresojmë që sot nuk do ta ketë ditën e saj”, ka thënë Xhemaili për “Blick” të premten.

“E shoh këtë ndeshje si mundësi të mirë dhe shpresoj të jetë korrekte dhe intensive. Po ashtu, vendosi bast në fitoren e Zvicrës 2:1 sikur para katër vjetësh dhe nuk ka rëndësi se kush shënon”.

Në Botërorin “Rusia 2018”, Zvicrës fitoren ia patën siguruar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët golat i patën festuar me shqiponjën dykrenore. E pikërisht për Xhakën dhe Shaqirin, dueli në Katar do të jetë më i veçantë dhe ata do të kenë më shumë presion, sipas Xhemailit.

“Shaqiri dhe Xhaka e njohin këtë situatë. Mbi të gjitha, kanë përvojë më të madhe se para katër vjetësh. Edhe atëherë, ata e patën përballur presionin dhe patën shënuar secili nga një gol”, ka thënë Xhemaili.