Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji është pyetur për ndeshjen e Botërorit “Rusia 2018”, të cilën zviceranët e fituan, ndërsa Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, golat që i shënuan i festuan duke e bërë shqiponjën me duar.
Akanji ka insistuar se ajo ndeshje tashmë i takon të shkuarës dhe nuk do të ndikojë te futbollistët e Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndeshja e vitit 2018 nuk do të ketë ndikim te ne. Ne jemi të përqendruar për ta fituar ndeshjen dhe të avancojmë me tri pikët që do t’i marrim”, ka thënë Akanji.
Zvicra dhe Serbia luajnë të premten mbrëma. Zvicrës i duhet vetëm barazimi për të kaluar tutje, Serbisë i kryen punë veç fitorja.