Sport

Sow i Zvicrës thotë se presioni është te Serbia

Mesfushori i Zvicrës Djibril Sow ka thënë se ndeshja e fundit kundër Serbisë do të jetë emocionale dhe intensive.

Sow të mërkurën është pyetur në lidhje me tensionet e dy shteteve që nga ndeshja e parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”, ndërsa tha se tensioni i do të jetë te Serbia.

Katër vjet më parë, kapiteni i Zvicrës, Granti Xhaka festoi golin e tij kundër Serbisë duke bërë shqiponjën dykrerëshe me duar.

Njëjtë si Xhaka festoi edhe Xherdan Shaqiri, i cili pati shënuar golin e fitores 2:1. Xhaka dhe Shaqiri më pas u dënuam për festën e tyre, shkruan “AP”.

Xhaka dhe Shaqiri janë nga Kosova.

“Kemi një ekip tjetër prej atij të katër vjetëve më parë dhe ne me të vërtetë nuk kemi folur për ndeshjen e kaluar. Ne flasim për rëndësinë e lojës dhe se ne me të vërtetë duam të kalojmë dhe të tregojmë cilësitë tona në fushë të premten. Presioni është, mendoj më shumë tek pala serbe sepse ata duhet të fitojnë për të kaluar. Por, ne duhet të hyjmë vërtetë në lojë dhe të luajmë aktiv dhe të përpiqemi të marrim fitore. Do të jetë gjithashtu emocionale, sepse është një ndeshje vendimtare e Kupës së Botës për kalim në 1/8 e finales. Mendoj se katër vjet më parë, ishte një situatë tjetër dhe një sfond tjetër dhe mos mendoni se kjo do të ndodhë përsëri. Fokusi i plotë është te futbolli, te kalimi në 1/8 e finales”, ka thënë Sow.

Zvicra aktualisht është e dyta në grupin G me tre pikë, pas një Botërori ku mundi Kamerunin 1:0, përpara një humbjeje 1:0 ndaj pesë herë kampionëve të Botës, Brazilit.