Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi refuzon t’i kërkojë falje Ganës

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez kategorikisht ka refuzuar t’i kërkojë falje Ganës për ndaljen e topit me duar në ndeshjen çerekfinale të Botërorit “Afrika 2010”.

I pyetur për incidentin, i cili ia mohoi fitoren Ganës në minutat shtesë të ndeshjes, Suarez insistoi se nuk ndihet fajtor. Madje, ai e akuzoi Asamoah Gyanin që e humbi penalltinë dhe shtoi se ganezët janë përgjegjës për eliminimin e tyre në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk kërkoj falje për një veprim të tillë. E pranoj se luajta me dorë, por futbollisti i Ganës e humbi penalltinë, jo unë. Ndoshta, do të kërkoj falje për ndonjë lëndim të ndonjë lojtari, por nuk është faji im për eliminimin e Ganës”, ka thënë Suarez.

Uruguai dhe Gana do të përballen të premten në kuadër të Grupit H, në ndeshjen që vendos se kush do të avancojë në 1/8 e finales.