Përzgjedhësi i Tunizisë, Jalel Kadri, dështoi në “misionin e tij personal”, pasi Tunizia nuk e kaloi fazën e grupeve në Kupën e Botës. Tani ai është përballur me pyetje nëse do të mbetet ende në krye të skuadrës.
“Nuk e di pse po insistoni që unë të dorëhiqem. Kam kontratë që është e bazuar në objektiva”, ka thënë Kadri pasi skuadra e tij mposhti 1:0 të mërkurën, fituesen në fuqi të Botërorit, Francën.
“Objektivi nuk është përmbushur por ne ende kemi kohë për ta marrë vendimin final. Varet nga Federata e Futbollit të Tunizisë për të vendosur se çfarë do të ndodh”. Tunizia e nisi mirë kampanjën e Botërorit në Katar. Barazoi 0:0 me gjysmëfinalisten e Kampionatit Evropian, Danimarkën, por humbi disa shanse për të shënuar kur u mposht nga Australia, 1:0.