Xherdan Shaqiri ka dhjetë ndeshje në Kupë të Botës për Zvicrën. Shaqiri ka ndeshje sa Valon Behrami dhe Stephan Lichtsteineri, kurse pritej që të hënën të vendoste rekord për Zvicrën. Por ai nuk luajti ndaj Brazilit për shkak të një lëndimi dhe tani rekordin e kërkon të premten ndaj Serbisë.
Behrami e Lichsteineri janë pensionuar nga përfaqësuesja helvetike. Shaqiri, i cili kishte shënuar “hat-trick” kundër Hondurasit në Kupën e Botës 2014 të zhvilluar në Brazil, po ashtu e ka barazuar Behramin me paraqitje në katër botërorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri dhe Granit Xhaka janë duke kërkuar që të bëhen futbollistët e parë të Zvicrës, që shënojnë në tri Kupa të Botës. Një gjë të tillë mund ta arrijnë të premten në duelin ndaj Serbisë. Në vitin 2018 në Rusi, që të dy kishin shënuar në përmbysjen e rezultatit ndaj përfaqësueses serbe, të cilën e kishin mposhtur 2:1.