Sport

Kane do të luajë kundër Uellsit

Anglia - Harry Kane - Katar 2022 - Boteror - futboll

Sulmuesi Harry Kane do t’i prijë sulmit të Anglisë në ndeshjen kundër Uellsit, që zhvillohet të martën në kuadër të Grupit B.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka konfirmuar se Kane do të jetë titullar në këtë ndeshje pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i lehtë që e kishte shqetësuar ditët e fundit.

“Me Harryn në përbërje, sigurisht se do ta kemi një formacion me të cilin besoj se do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Southgate. “Fitorja është synimi ynë në çdo ndeshje. Ai është mirë sa i përket gjendjes fizike dhe ka stërvitur normalisht me ekipin”. Anglisë i duhet vetëm një barazim ndaj Uellsit për të siguruar kalimin në raundin tjetër.