Mediumi kroat, “24sata”, i është kundërpërgjigjur përzgjedhësit të Kanadasë, John Herdman, për gjuhën fyese të cilën ai e përdori para ndeshjes me Kroacinë në Botëror.
“Ju e keni gjuhën, por a e keni guximin po ashtu?”, ka shkruar mediumi kroat si përgjigje për deklaratën fyese të Herdmanit për ndeshjen që Kanadaja do ta luajë me Kroacinë.
Kroacia e Kanadaja do të përballen të dielën në ndeshjen e dytë të Grupit F.
Kroacia në ndeshjen e parë ka barazuar me Marokun, ndërsa Kanadaja u mposht nga Belgjika.