Gjyqtarët kosovarë para testit të parë nga FIFA Foto: Koha / arkivi

Gjyqtarët kosovarë para testit të parë nga FIFA

01 August 2017 08:53

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani, është i bindur se gjyqtarët me sukses do të paraqiten në seminarin e parë para instruktorëve të FIFA-s. Seminari me instruktorë të FIFA-s do të nisë të martën (sot) dhe do të përfundojë më 5 gusht.

Hasani tregon se në seminar për t'i përcjellë ligjëratat nga instruktori Alan Snoddy dhe trajneri i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Leagues së Anglisë, Simon Breivik, janë paraqitur 40 gjyqtarë. Gjatë seminarit, siç njofton Hasani, do të ketë edhe teste fizike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjatë seminarit janë përfshirë edhe testet fizike. Kam informata dhe besim se gjyqtarët e Kosovës janë përgatitur mirë fizikisht dhe nuk do të kenë probleme. Tani për ne janë hapur të gjitha rrugët”, ka thënë Hasani të hënën për gazetën.

Kosova tashmë ka gjashtë gjyqtarët e parë me stemën e FIFA-s. Gjyqtari kryesor, Genc Nuza, me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, me sukses kanë drejtuar disa ndeshje ndërkombëtare. Stemën e FIFA-s e ka edhe asistentja Lumturije Muhadri për futboll të femrave, kurse për futsall Besar Beqiri e Besart Ismajli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme