Sport

Grupi D: Kthimi i Eriksenit trimëron danezët

 

Kur Christian Erikseni u kthye në stërvitje pas sulmit kardiak që e pësoi në Kampionatin Evropian vitin e kaluar, ishte vetëm një synim në mendjen e tij.

“Mendoj se një prej bisedave të para që kam pasur me mjekun... ishte që synimi im është të luaj në Kupën e Botës nëse çdo gjë do të shkonte mirë”, ka thënë Erikseni në një intervistë së fundmi. “Ajo ishte ëndrra ime në atë kohë”.