Pasi fituan medalje në Grand Slamin në Abu Dabi, xhudistet Nora Gjakova e Loriana Kuka rruga drejt rikthimit në nivelin më të lartë i dërgon në Baku të Azerbajxhanit.
Prej të premtes e deri të dielën mbahet Grand Slami në Baku. Marrin pjesë 366 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia olimpike, Nora Gjakova, është bartësja e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Kështu që vlerësohet pretendente për medalje.
Loriana Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë dhe është vetëm bartësja e shtatë.
Nora garon të premten, ndërsa Loriana të dielën. Dhjetë ditë më parë, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Abu Dabi. Ndërkohë, Loriana fitoi medalje bronzi në garën e njëjtë.
Për Norën ishte gara e parë që nga Lojërat Olimpike të Tokios, 15 muaj më herët. Në Tokio ajo preku kulmin, duke fituar të artën olimpike. Kthimi i saj me medalje u vlerësua shumë i rëndësishëm. Ajo më herët këtë vit i ishte nënshtruar një operimi në krah dhe rehabilitimi ka zgjatur shumë.
Edhe medalja e Lorianës u vlerësua shumë e rëndësishme. Ajo po kthehet në formë më të mirë. Për të dyja gara në Baku shërben për të dëshmuar se janë në rrugën e duhur.
“E rëndësishme është që të dyja kanë progres dhe po lëvizin sigurt drejt formës së duhur. Pres që kjo të konfirmohet edhe në garën e kësaj fundjave, që është e fortë. Realisht kanë gjasa që të hyjnë në zonën e medaljeve”, ka thënë Driton Kuka, selektor i Kosovës në xhudo.
Ai ka vendosur të dërgojë vetëm dy xhudiste në Baku. Të tjerat vazhdojnë punën për garat e ardhshme. Aktualisht Akil Gjakova po mungon për shkak të një operimi në krah.