Erling Haaland ka shënuar edhe dy gola të tjerë me skuadrën e Manchester Cityt në këtë sezon.
City të shtunën në kuadër të xhiros së 13-të fitoi në shtëpi 3:1 kundër Brightonit që është pa fitore në pesë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari norvegjez, Haaland, i shënoi të dyja golat në pjesën e parë. Të parin e realizoi në minutën e 22-të, ndërsa të dytin, në minutën e 43-të. Haalandi tani në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat sivjet, ka 22 gola e tri asistime. 17 prej tyre i ka në Premier League.
Leandro Trossard e ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të.
Por ishte Kevin de Bruyne ai i cili me gjuajtje të shkëlqyer, vendosi epilogun final të takimit, 3:1, në minutën e 75-të.
City që ka zhvilluar 11 takime është i dyti në tabelë me 26 pikë. Brightoni në mesin e tabelës ka 15 pikë në 11 ballafaqime.
City i Pep Guardiolës ka kaluar shifrën e 600 golave në Premier League. Vetëm Sir Alex Ferguson me Manchester Unitedin dhe Arsenali i Arsene Wengerit, e kanë shënuar një sukses të tillë.