Ish-fituesja e Wimbledonit dhe tenistja numër një në botë, Simona Halep ka rezultuar pozitive në testin e dopingut për një substancë të palejuar, të premten.
Rumunia 31-vjeçare me të dështuar në këtë test dopingu, ka reaguar në rrjetet sociale duke insistuar se është plotësisht e pafajshme. Megjithatë, nëse Halep nuk e vërteton pafajësinë, atëherë ky do të ishte skandali më i madh i dopingut në tenisin e femrave që nga fiasko e Maria Sharapovas në vitin 2016.
Agjencia Ndërkombëtare e Tenisit për Integritet ka thënë se testi pozitiv ishte bërë në muajin gusht gjatë Grand Slamit “US Open”. Kështu që, Halepi ka marrë një suspendim të përkohshëm derisa rasti të hetohet edhe më tej edhe në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit.
Kur ishte njoftuar për testin pozitiv, Halep ka kërkuar që edhe mostra “B” e saj të kontrollohet gjithashtu, nëse substanca e palejuar do të gjendej sërish.
“Sot, nis ndeshja më e vështirë e jetës time: një luftë për të vërtetën. Jam njoftuar se kam rezultuar pozitive për një substancë të quajtur Roxadustat në një sasi shumë të vogël, e cila më ka ardhur si goditja më e madhe në jetën time”, ka shkruar ndër të tjera Halep duke insistuar se kurrë në karrierën e saj si teniste nuk i ka shkuar në mendje që të mashtrojë.