Sport

Pa gola në Suharekë e Gjilan pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po luhen në kuadër të xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Suharekë, skuadra e Ballkanit po përballet me Trepçën ’89. Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:0, përkundër disa tentimeve që i pati skuadra vendase.

Po ashtu, pa gola ka përfunduar edhe pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës. Kjo ndeshje po luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.