Prishtina fiton derbin ndaj Dritës me përmbysje të rezultatit

- 15:11Prishtina fiton derbin ndaj Dritës me përmbysje të rezultatit
- 14:53Prishtina përmbys rezultatin në derbin ndaj Dritës
- 14:51Shefiti barazon shifrat në ndeshjen derbi
- 14:48Prince Balde kalon Dritën në epërsi
- 14:46Broja përjashtohet nga loja
- 13:54Pa gola në pjesën e parë të derbit Drita – Prishtina
Prishtina fiton derbin ndaj Dritës me përmbysje të rezultatit
Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë të njëpasnjëshme, ndërsa ia ka shkaktuar Dritës humbjen e parë të kampionatit të sivjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Derbi mes Dritës dhe Prishtinës i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. “Bardhekaltrit” edhe në xhiron e kaluar fituan 2:1 ndaj Ferizajt. 2:1 triumfuan edhe ndaj gjilanasve si mysafir, në ndeshjen që u luajt në stadiumin me bar sintetik. Pjesa e parë e derbit nuk dhuroi raste të shumta shënimi dhe u mbyll pa gola.
Drita nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua mesfushori Rron Broja. Megjithatë, arriti të shënojë në minutën e 84-rt nëpërmjet zëvendësuesit Prince Balde. Qendërmbrojtësi Balde ishte i saktë me gjuajtje nga afërsia. Goli i tij u pranua pas shikimit të situatës në VAR. Megjithatë, rikthimi i Prishtinës erdhi në minutat shtesë.
Në minutën e parë të shtesës, shifrat i barazoi zëvendësuesi Shefit Shefiti, që gjuajti fuqishëm nga afërsia. Ndërkohë, golin e fitores e shënoi Leotrim Kryeziu. Kryeziu shënoi nga penalltia, pas penalltisë së shkaktuar nga Almir Ajzeraj, që preku topin me dorë brenda në zonë. Drita pas 12 xhirove, megjithatë mbetet në krye të tabelës. Ka 27 pikë, pesë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka tri ndeshje më pak të luajtura. Prishtina është e treta me 18 pikë në 11 ndeshje të zhvilluara.
Prishtina përmbys rezultatin në derbin ndaj Dritës
Brenda dy minutash, Prishtina ka arritur ta përmbys rezultatin ndaj Dritës në derbin e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Leotrim Kryeziu realizoi në minutën e 93-të të ballafaqimit.
Ai shënoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi Almir Ajzeraj, i cili preku topin me dorë brenda në zonë.
Shefiti barazon shifrat në ndeshjen derbi
Zëvendësuesi Shefit Shefiti i Prishtinës, ka barazuar shifrat në derbin ndaj Dritës që po luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
Ndeshja mes Dritës dhe Prishtiëns aktualisht është e barabartë, 1:1.
Shefiti shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 91-të.
Prince Balde kalon Dritën në epërsi
Qendërmbrojtësi Prince Balde ka kaluar skuadrën e Dritës në epërsi në derbin ndaj Prishtinës, në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
Balde shënoi në minutën e 84-rt të ndeshjes me gjuajte të saktë nga afërsia.
Kryeqytetasit protestuan për prekje prekje me dorë të zëvendësuesit të Dritës. Pas shikimit të situatës në sistemin VAR, gjyqtari kryesor Dardan Çaka, e pranoi golin pas katër minutash.
Broja përjashtohet nga loja
Rron Broja ka lënë skuadrën e Dritës me një lojtar më pak në fushë.
Broja u përjashtua nga loja pas një ore lojë.
Ai qëlloi me bërryl Leotrim Kryeziun e Prishtinës, e që sipas gjyqtarit kryesor Dardan Çaka, ishte e palejuar.
Pa gola në pjesën e parë të derbit Drita – Prishtina
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e derbit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan. Ndeshja nuk dhuroi lojë të bukur dhe pati pak raste për shënim.
Ndërkohë, Malisheva është duke fituar në udhëtim te Ferizaj me rezultatin 3:0 pas pjesës së parë. Bleart Tolaj, Ilir Mustafa dhe Agon Xhaka realizuan në pjesën e parë për malishevasit. Pas përfundimit të 45 minutëshit të parë ka pasur edhe tollovi mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos

Monza shmangu disfatën nga Sampdoria në minutën e 99-të

Fitore e rëndësishme e Balliut me Vallecanon

Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja

Kroatët shkruajnë për rritjen e Rrahmanit: U shit për dy milionë, tani vlen 25 milionë

Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror

Flamengo synon kalimin në finale të Kupës së Botës për klube

Joshua përballet me Franklinin më 1 prill në Londër

Mancini po dyshohet se kishte marrë pagë dyfishë më të madhe te City se që kishte raportuar

Keita do të largohet nga Liverpooli

Viniciusi sërish shënjestër e fyerjeve raciste, La Liga nis hetimet
