1 perditesime
18:55

Zuerichu ndahet baras me Young Boysin

Zuerichu ka barazuar në shtëpi përballë Young Boysit. Ndeshja në mes të këtyre dy ekipeve përfundoi pa gola dhe i takoi javës së 11-të të Superligës së Zvicrës.

Zuerichu u detyrua të bëj zëvendësim në minutën e 15-të.

Mirlind Kryeziu u detyrua ta lërë fushën për shkak të lëndimit, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Lindrit Kamberi.

Titullar ishte edhe Bledian Krasniqi, i cili u zëvendësua nga Donis Avdijaj në minutën e 85-të.

Në stol te Zuerichu ishte edhe Fidan Aliti. Donat Rrudhani u inkuadrua te Young Boysi në minutën e 76-të, ndërsa Kastriot Imeri mbeti në stol.

17:21

Lëndohet Mirlind Kryeziu

Mirlind Kryeziu është lënduar. Ai është detyruar të largohet në minutën e 15-të të ndeshjes Zuerich – Young Boys, që i takon javës së 11-të të Supeligës zvicerane.

Në vend të Kryeziut është inkuadruar Lindrit Kamberi.

Aktualisht, skuadrat po luajnë pa gola, 0:0.