Sport

Benzema do ta rinovojë kontratën

 

Kapiteni Karim Benzema do ta rinovojë së shpejti kontratën me skuadrën e Real Madridit. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së francezit, do të bëhet brenda këtij muaji nga klubi madrilen.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Benzema do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024. Ai do ta rinovojë kontratën për një vit, pasi aktualja i skadon në fund të këtij sezoni.