Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e kroatit Joshko Gvardiol.
“The Sun” ka njoftuar të hënën se Chelsea do t’i bëjë ofertë zyrtare Leipzigut për lirimin e 20-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për kartonin e reprezentuesit të Kroacisë, Chelsea do të ofrojë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.
Chelsea e pati kërkuar Gvardiolin edhe para fillimit të këtij sezoni, por ekipi gjerman pati refuzuar ofertën prej 40 milionë eurosh.
Gvardiol ka kontratë deri në vitin 2027 me Leipzigun, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Dinamo Zagrebi.